Receta e qofteve më të shijshme per sonte ne darke

    0
    561

    Për të gjithë ju që jeni admirues të qofteve, më poshtë po ju japim recetën e qofteve më të shijshmë dhe gjithashtu me të shëndetshme që mund të konsumoni me familjarët tuaj. Një recetë e lehtë për tu zbatuar dhe nuk ju kushton shumë kohë.

    Përbërësit që ju nevojiten:
    60 gr thërrime buke
    60 ml qumësht
    400 gr mish i girë viçi
    200 gr mish i grirë qengji
    1 vezë
    30 gr djathë kaçkavall
    Pak arrëmyshk
    1 lugë gjelle majdanoz
    1 lugë gjelle nenexhik
    Vaj
    Kripë
    Piperi zi

    Përgatitja:

    Shtoni thërrimet e bukës në një tas mesatar sëbashku me qumështin dhe lërini për 10 minuta, derisa buka të përthithë gjithë qumështin. Më pas shtoni në të mishin e viçit dhe atë të qingjit.

    Hidhni vezën, djathin e grirë, arrëmyshkun, majdanozin dhe nenexhikun e copëtuar. Spërkatini me pak kripë dhe piper të zi dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit që të përftoni një masë homogjene.

    Më pas merrni nga masa e përgatitur dhe formoni qoftet në formën që dëshironi. Vendosni një tigan me vaj dhe renditni qoftet në të.
    Skuqini për disa minuta nga të dyja anët dhe renditini në një pjatë për servirje.

    Ju befte mir!