/Refυzoi të Ιαrgohej nga shtëpia, jeton prej 40 vitesh në mes të rrethrrotullimit

Refυzoi të Ιαrgohej nga shtëpia, jeton prej 40 vitesh në mes të rrethrrotullimit

Një familje nga Uellsi jeton prej 40 vitesh në mes të një rrethrrotullimi. Clwyd Howatson, 64 vjeç dhe gruaja e tij Anwen, 60 vjeç, jetojnë në një shtëpi njëkatëshe në mes të një rrethrrotullimi në bypass-in Denbigh A525 në Denbighshire. Rrethrrotullimi u ndërtua rreth shtëpisë në vitin 1980.

Ata thonë se vendodhja e pazakontë nuk i shqetëson por janë të lodhur nga përpjekjet e vazhdueshme për t’ju shpjeguar shoferëve të dërgesave se ku ndodhet saktësisht shtëpia. Shtëpia e tyre ka qenë e rrethuar nga pesë kryqëzime që kur u ndërtua bypass-i në zonën piktoreske të Clwyd në Uells.

Clwyd Howatson, 64 vjeç dhe gruaja e tij Anwen, 60 vjeç, jetojnë në një shtëpi njëkatëshe në mes të një rrethrrotullimi në bypass-in Denbigh A525 në Denbighshire

Ata shprehen se nuk kanë në plan për t’u zhvendosur. “Ne nuk mund ta nxjerrim Clwyd nga këtu, përveç nëse në arkivolin e tij”, bëri shaka gruaja e tij. “Kam jetuar për 62 vjet këtu dhe ka shumë kujtime të bukura. Më parë, ne jetonim matanë rrugës”, u shpreh Howatson për Daily Mail.

“Ndodhin ndonjëherë aksidente dhe në fillim kur u ndërtua rruga shumë hynin në drejtimin e gabuar, por tani nuk ndodh më. Na pëlqen pamja e maleve dhe nuk kemi fqinjë me të cilët të ngatërrohemi”, shtoi ai.

Howatsons ka jetuar në rrethrrotullim për më shumë se 40 vjet dhe thotë se është "pothuajse gjithçka që di"
Zoti dhe zonja Howatson janë të hapur ndaj idesë së lëvizjes në të ardhmen, por nuk kanë plane për momentin

/abcnews.al