Një 33-vjeçar ka vendosur një rekord të ri botëror, duke kryer plot 3,206 pompa në një orë.
Lucas Helmke nga Australia kreu mesatarisht 53 pompa në minutë. Sipas Rekordeve të Guinnes, që pompat të quhen ato duhet të jenë të plota, pa përthyerje të gjunjëve apo ngritje të fundshpinës. Trupi duhet të qëndrojë i drejtë dhe krahët të përthyhen plotësisht.
Vetëm 34 pompa nuk iu quajtën 33-vjeçarit.
Lucas thotë se ka tre vite që trajnohet për të vendosur këtë rekord, dhe se do të tentojë sërish vitin tjetër.