Një ngjarje e rëndë ndodhi në datën 22 prill në maternitetin e Elbasanit. Rexhina Debrova 25-vjeç, ndërroi jetë në sallën e operacionit. Familjarët e 25- vjeçares akuzuan mjekët për neglizhencë.
Para katër ditësh gjykata vendosi të lë të lirë kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Nikollaq Thana. Ky vendim i gjykatës nuk u prit mirë nga familjarët e të ndjerës. Ata protestuan para gjykatës ku kërkuan drejtësi për të afërmen e tyre.
Rezultatet e autopsisë të trupit të 25-vjeçares, rezulton se vde.kja e Rexhinës ka ardhur nga koagulimi. Bëhet fjalë për një mpikje gjaku, e cila çon në trashjen e gjakut deri në tharjen e tij përfundimisht.
Për pasojë nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vde.kjen e menjëhershme. Në mjekësi koagulimi është i rrallë, por më i shpeshtë te ndërhyrjet gjatë lindjes.
Protesta për humbjen e Rexhinës nuk u bënë vetëm në Elbasan. Në Itali shumë nëna shtatzënë kanë protestuar dhe kanë ndezur qirinj ndërsa kanë kërkuar drejtësi për 25-vjeçaren.
Postimi i nënave që protestuan:
Përshëndetje për homazhin-protestën për Rexhinen. Jemi mbledhur dhe në Itali…jemi nëna me fëmijë vet dhe kemi ndezur një qiri për Rexhinën te spitali Faenza-Ravenna …duam drejtesi për Rexhinën dhe per gjithë nënat e popullin shqiptar, se kemi frikë të shkojmë në spitale…”
Për vde.kjen e Rexhina Debrovës, u arr.estuan dy mjekë të cilët më pas u lanë në gjendje të lirë.