/Rishfaqet ‘TMERRl’ Ina Rama, në 21 Dhjetor do i japë g oditjen e fundit ‘peshkut’ të madh të drejtësisë Alaundin Malaj

Rishfaqet ‘TMERRl’ Ina Rama, në 21 Dhjetor do i japë g oditjen e fundit ‘peshkut’ të madh të drejtësisë Alaundin Malaj

Gjyqtari Alaudin Malaj u pendua për dorëheqjen në korrik të këtij viti, kërkoi rikthimin në shkallën e parë, javën e ardhshme Kolegji i Apelimit do ta përjashtojë për 15 vjet nga drejtësia

Shfaqet sërish Ina Rama, një nga makthet e Ilir Metës, Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Fatmir Mediut. Pas goditjes që i dha Arjana Fullanit, një tjetër e besuar e Ilir Metës dhe Sali Berishës në drejtësi, Ina Rama do t’i japë goditjen e fundit një prej ‘peshqve’ më të mëdhenj të drejtësisë shqiptare, Alaudin Malaj.

Javën e ardhshme, në 21 dhjetor, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të marrë në shqyrtim dosjen e Malajt, ku pritet ta përjashtojë për 15 vite nga drejtësia shqiptare. Pjesë e turpit gjykues është edhe Ina Rama, e cila deri më sot ka treguar vendosmëri kundër perandorisë së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, aleancës së politikanëve të korruptuar me gjyqtarë apo prokurorë po të korrupsionit.

Disa ditë më parë, votoi për përjashtimin e ish-anëtares së Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, nga drejtësia për 15 vite. Fullani kishte dhënë dorëheqjen nga frika e Vetingut, por kërkoi të linte një shteg hapur për t’u rikthyer në drejtësi kur të mbyllej Vetingu. Edhe Alaudin Malaj dha dorëheqjen në korrik të këtij viti nga frika e Vetingut, pas një karriere 27-vjeçare në drejtësi. Megjithatë, Malaj duket se u pendua për nxitimin, pasi paraqiti një kërkesë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, që vendoi të ndërpriste procesin e Vetingut për Malajn pas dorëheqjes së tij si dhe ta përjashtonte nga drejtësia.

Në padinë e tij, Malaj kërkon: “Prishjen e vendimit nr. 294, datë 15.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si një vendim që është rrjedhojë e cënimit të parimit të paanësisë në mënyrën e formimit dhe përbërjen e trupit gjykues. Prishjen e vendimit datë 15.04.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rrëzimin e kërkesës për përjashtim duke vendosur: Pranimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit, dhe përjashtimin e komisioneres Etleda Çiftja nga përbërja e trupit gjykues. Dërgimin e çështjes së rivlerësimit të subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u gjykuar nga një trup tjetër gjykuese”.

Në vitin 2003 Malaj kishte 60 mijë euro pasuri. 15 vjet më vonë, familja e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit llogaritet të ketë bërë miliona euro pasuri, e shpërndarë në të patundshme dhe kompani biznesi.

Deri në vitin 2014, ILDKP zbuloi se Malaj kishte pastruar 1.7 milionë euro. Nga një analizë e pasurisë së tij e bërë pak vite më parë (2014), duke u bazuar tek deklaratat e pasurisë, ILDKP ka arritur në përfundimin se gjyqtari dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar vit pas viti para dhe aksione biznesi nga prindërit, deklarata që konsiderohen të rreme.

Hetimi administrativ ka zbuluar se Alaudin Malaj dhe bashkëshortja e tij, Edlira, kanë përfituar 46 milionë lekë (368 mijë USD) dhe dy apartamente nga prindërit e gjyqtarit. Ndërkohë, bashkëshortja e gjyqtarit rezulton të ketë qenë aksionere dhe administratore në dy kompani ndërtimi të themeluara nga prindërit e tij dhe sot zotëron një kompani farmaceutike në Kosovë. ILDKP pretendon se përgjatë 11 viteve, Malaj ka bërë 24 deklarime të rreme për të mbuluar burimin e paqartë të pasurisë së tij.

Sipas deklaratës së pasurisë, Malaj zotëronte një apartament 106 m2 në Tiranë para vitit 2003, të blerë për 7.8 milionë lekë me paratë e një shtëpie të shitur në Vlorë, me kursimet e tij dhe të bashkëshortes, si dhe një hua prej 2 850 000 lekësh nga prindërit. Në deklaratën e vitit 2010, Malaj ka deklaruar se kishte blerë një shtëpi 1-katëshe në një kompleks turistik në Golem për 35 mijë USD, banesë në proces legalizimi./Pamfleti