Rita Ora ka arritur në vendlindje.
Këngëtarja kosovare me famë botërore erdhi në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).
Ajo para pak minutash ka ateruar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Rita javë më parë është bërë pjesë e një fushate në bashkëpunim me brendin e njohur “Escada”, ku për çdo produkt të shitur, një pjesë e parave do të shkojë për bamirësi, për organizatën “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë të mbijetuarat femra të Iuftës që të rindërtojnë jetën e tyre.
Donacionet do të financojnë përpjekjet e organizatës në Kosovë.Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rita do të takohet me vik.timat e dh.unës se.ksuale.Për ndryshe, këngëtarja ka mbajtur koncert madhështor në Prishtinë më 17 shkurt 2018 me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës./lajmi.net
https://www.facebook.com/lajminet/videos/2318669335085772/?t=0