Roja i natës nga Elbasani gjen çantën me 3 mijë euro në…

0
204

Një roje nate në një lokal të qytetit të Elbasanit është përballur me një ngjarje jo nga ato që na ndodhin çdo ditë.

Pasi klienti i fundit largohet, ai bën një xhiro në kafenenë ku është i punësuar pasi ka për detyrë të kontrollojë çdo skutë të lokalit.


Siç duket çantë e kishin harruar aty apo i kishte rënë dikujt pasi në atë orë të vonë nuk e kishte vënë re asnjë prej kalimtarëve.

Ai ia ka dorëzuar personit që e harroi, por si falenderim mori vetëm një “mirupafshim”. 55-vjeçari nga Elbasani dëshiron të mbetet anonim në lidhje me ngjarjen. Roja thotë:

E mora çantën dhe kur pashë aq shumë para, u futa brenda të shikoja përsëri dhe të kontrolloja që nuk kishte drogë apo armë.

Gjithçka mund të ndodhë. E shikova përsëri dhe pashë që ka vetëm para, me kapluan djersët.

Pas disa orësh vjen një njeri i cili më pyeti nëse e kisha gjetur një çantë. I tregova që po, dhe ia dhashë çantën.

Ai e mori, shpejt e shpejt i numëroi dhe tha; ‘Në rregull, faleminderit dhe mirupafshim”.

Ai shton i qeshur: Nuk pendohem! Gjithmonë dua të konsumoj atë që më jep Zoti dhe s’dua të ha hakun e tjetrit.

Pothuajse çdo javë këtu në lokal gjej ndonjë telefon të harruar, por gjithmonë ia jap të zotit.

Do kisha mbushur një maune me telefona”.