/Romeo Kara: Berisha do ketë fαtin e Noriegës! Me kthimin e pasυrisë së tij tek populli, do marrë fund një nga epokat më të errëta

Romeo Kara: Berisha do ketë fαtin e Noriegës! Me kthimin e pasυrisë së tij tek populli, do marrë fund një nga epokat më të errëta

Juristi Romeo Kara ka reaguar përmes një postimi në ‘FaceBook’ në lidhje me kërkesën e diplomacisë amerikane për largimin e ish- liderit Sali Berisha nga Partia Demokratike. Juristi shkruan se ish-kryeministri Sali Berisha do të ketë të njëjtin fat si ish-diktatori i Panamasë, Emanul Noriega.

Noriega u shpall “non-grata” dhe më pas e burgosën në SHBA me akuzat për trafikim droge dhe pastrim parash. Ai kaloi pjesën tjetër të jetës së tij në burg, së fundmi në Panama për vrasje dhe korrupsion. Duke e krahasuar me të, Kara shprehet se Berisha e meriton një fat të tillë sepse ka kryer po aq shumë krime dhe afera korruptive sa Noriega.

Juristi shprehet se Berisha nuk mund të shpëtoj e të korruptojë drejtësinë shqiptare, sepse këtë herë do të veprojë SHBA sipas rregullave të tyre. Sipas juristit, me arrestimin e Berishës do të nisë epoka e vërtet e luftës antikorrupsion. “Gjasat janë që Berisha të ketë fatin e Noriegës dhe të bëhet precedent i kësaj epoke të luftës anti-korrupsion.

Amerikanët nuk do të presin organet e tredhura të drejtësisë shqiptare, por do të veprojnë siç dinë ata. Me rënien e tij, sekuestrimin e pasurive të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, kthimin e tyre tek populli te cilit i përkasin,

merr fund një nga epokat më të errëta dhe më të mbrapshta të këtij vendi, si dhe krijohet precedenti-shembull, për të gjithë ata që e shohin politikën si biznes dhe mjet për kapjen e shtetit”, shkruan juristi.

Sipas tij, Berisha nuk mund të mbrohet as nga avokatët dhe as nga mbështetësit e tij, sepse ata janë po aq të rrezikuar. Romeo Kara thotë se mbështetësit e Berishës janë po aq të korruptuar dhe nuk kanë më forcë përballë luftës antikorrupsion, përkundrazi do rrëzohen njëri pas tjetrit.

“Të gjithë avokatet e Berishës, janë pikërisht ata, që kanë përfituar paligjshmërisht prej tij apo si ai, në sistemin kleptokratik të ideuar, ngritur, frymëzuar dhe garantuar prej tij.

Tek rënia e Berishës ata ndjejnë rënien e tyre, fundin e tyre, diskreditimin e tyre. Berisha është tashme një institucion, institucioni i paligjshmërisë, kapjes së shtetit dhe kleptokracisë shqiptare”, shkruan Romeo Kara.