Romët ρrotestojnë në SeΙanik, mediat: Kanë dalë me karabina dhe haρën zjarr

Selaniku është përfshirë pasditen e kësaj të premteje nga protesta të dhunshme, ku nuk kanë munguar sulmet ndaj policisë dhe të shtënat paralajmëruese në ajër, me armë zjarri. Përplasjet janë regjistruar në lagjen “Agjia Sofia” të Selanikut.

Gjithçka nisi në orën 15:45 kur një grup romësh dolën nga shtëpitë e tyre dhe ngritën barrikada duke u vënë flakën gomave të automjeteve në rrugën Pontou.

Pak minuta më vonë, ata kanë lëvizur drejt forcave policore të MAT-it, të cilët u kundërpërgjigjën duke përdorur gaz lotsjellës.

Të shtënat e para me karabina filluan në ajër pak para orës 18:00, me romët që kërcënonin vazhdimisht policinë. Ekipet policore janë urdhëruar të marrin të gjitha masat e nevojshme vetëmbrojtëse, ndërsa kanë kërkuar dhe nga gazetarët të largoheshin.

Situata u qetësua dy orë pas fillimit të incidenteve, me ndërhyrjen e personave të tjerë nga komuniteti rom, të cilët u kërkuan rebelëve të shuanin zjarret dhe të futeshin në shtëpitë e tyre, për të larguar edhe forcat e policisë