/Rrëfimi DRAMATlK i studentes 21-vjeçare: Si i shpëtova tre herë vd ekjes

Rrëfimi DRAMATlK i studentes 21-vjeçare: Si i shpëtova tre herë vd ekjes

Insuida Hasgjeta, 21-vjeçarja beson se i shpëtoi vd ekjes fal besimit në Zot.

Ishte vetëm 10 vjeçe, kur u përballë për herë të parë me spitaIet, të cilat fa.tkeqësisht do ta shoqëronin për një periudhë të gjatë.

Insuida Hasgjeta, aktualisht 21-vjeçe tregon se si besimi në Zot e shpëtoi, pavarësisht sëm.undjes së rëndë e cila ishte shfaqur 11 vite më parë.

E reja tregon për “Shekulli”-n se ka pasur probleme me zemrën dhe i është nënshtruar një ope.racioni të vështirë në Itali.

Spitali dhe doktorët qe e kishin marrë përsipër këtë oper.acionin, nuk i kishin dhënë shumë shpresë familjes për shëndetin e saj.

“Unë kam qenë e së.murë me zemër dhe jam bërë op.eracion në Itali. Kur shkova aty, më ndodhën shumë mrekulli. Pashë një ëndërr që m’u afrua një dritë e bardhë dhe më tha:

“Ndiq rrugën time dhe unë do të shërojë ty”.

Në atë moment nuk e dija se çfarë ishte dhe çfarë emri t’i vendosja kësaj. U shkova! Më pas i tregova mamit dhe ajo nisi të qante, sepse mendonte se do të vd isja. Unë e ndjeja fortë që nuk do të më ndodhte gjë. Kisha një qetësi dhe shumë paqe me veten. Kisha besim që kur të hyja në sallën e oper.acionit do të dilja shumë mirë nga aty. Doktorët nuk më kishin dhënë shpresë”, rrëfen studentja, e cila momentalisht vazhdon masterin në Universitetin e Tiranës në degën e Psikologjisë.

Edhe pse në një moshë të vogël, Insuida kishte nisur të gjykonte dhe të ndjente se kishte nevojë të shkonte në kishë për të lutur.

Ajo thotë se para sëmundjes së saj, e gjithë familja dhe të afërmit kanë qene besimtarë të devotshëm të fesë myslimane, të cilën e ndërruan pas kësaj mrekullie që u ndodhi.

“Ne i kemi përkitur besimit mysliman, por e kemi ndërruar më vonë. Pas ëndrrës kërkova të shkoja në kishën e cila ishte brenda spitalit. Aty kishte shumë fëmijë, të cilët qëndronin në njërën anë dhe prindërit në anën tjetër të kishës”.

“Mbaj mend që isha në fund të kishës me aparatura të vendosur në trup. Pastori më tha se isha e përzgjedhura e Zotit dhe do të udhëhiqja fëmijët drejt ujit të bekuar. Më dha një fener në dorë. Aty ndjeva një siguri edhe më shumë, që kjo ishte rruga të cilën unë duhet të ndiqja”.

“Ditën tjetër hyra në sallën e ope.racionit dhe çdo gjë shkoi shumë mirë. Doktorët i thanë mamit se kjo është mrekullia e Zotit, pasi nga ana mjekësore nuk kisha asnjë fije shprese. Më pas fola me mamin dhe i thashë që është ëndrra që unë kam parë, duke i shtuar se kur të kthehesha në Shqipëri do të ndiqja rrugën e Zotit dhe do të shkoja në kishë gjithmonë. Që prej atij momenti besimi im ndryshoj dhe nisa të mësoja më shumë rreth kësaj feje. Lutesha, lexoja Biblën dhe kam ndihmuar veten dhe familjarët e mi”, tregon ajo më tej.

Vajza thotë se jeta e ka përplasur me shumë probleme shëndetësore, ku pas oper.acionit të zemrës në vitin e tret në gjimnaz i është nënshtruar një tjetër oper.acioni, atij të sinozitit.

“Pas kësaj më kapi një paraIizë faciale, në gjysmën e tr.upit. Doktorët më thanë që nuk do të lëviz dot për gjashtë muaj, ndërkohë mua për dy ditë më kaloi. Gjatë rrugës që ikja në spital më vinte vetëm një varg në mendje “Unë jam me ty, mos ki frikë” dhe i thosha prindërve që të mos shqetësoheshin, sepse Zoti ishte me mua. Edhe pse pata shumë frik, një zë më fliste duke qetësuar gjithë qenien time dhe unë sërish ia dola mbanë.”

“ Në çdo vështirësi Ai ka qenë pranë meje dhe kanë qenë shumë ngjarje në jetën time që më kanë bërë të besoj se sa i rëndësishëm është besimi. Tani, në këto kushte që jam dhe në çdo gjë unë kam kaluar, i them faleminderit për çdo sfidë që më ka dhënë, pasi falë tyre unë nisa të besoj dhe të kuptoj rëndësinë e Zotit në jetën tonë. Nuk është vonë kurrë që njeriu të lidhet me Zotin dhe të mos shkëputet me prej Tij”.

Më tej, 21-vejçarja thotë se edhe pse besojnë tashmë verbërisht, nuk i njohin mjaft mirë ritet fetare, për shkak të konvertimit nga mysliman në të krishterë. Ajo i bleu nënës së saj lulen e Krishtlindjes, pasi sipas saj është një simbol i kësaj feste.

“Mami e do shumë këtë lule, duket si fatsjellëse. Ne i festojmë me çfarë të mundemi. Mbrëmë ishim në kishë, përpiqemi të festojmë sa më mirë. E rëndësishme është qe familja jonë jo vetëm për këto festa, por çdo ditë i është mirënjohëse Zotit që mua më dha një shanse për të vazhduar jetën. Është një rrugë që do të doja shumë ta njihnin, sepse shumë njerëz me duken sikur kanë humbur veten dhe nuk e kanë dashurinë dhe paqen që duhet të kenë për Zotin”, përfundoi ajo rrëfimin pas sfidës që kaloi me së.mundjen e vë.shtirë.