Rrefuzoi te konvertohet në myslimane, gruaja digjet e gjallë nga i fejuari

    0
    231

    E leu me benzinë dhe i vuri zjarrin! Është kjo skena horror me të cilën u përball një vajzë 24-vjeçare e krishterë e cila u dogj e gjallë nga i fejuari i saj mysliman në Pakistan.

    Gjithçka pasi ajo refuzoi që të konvertohej në myslimane, para se të martohej me të.

    Vajza me emrin Asima, ka pësuar djegie në 80% të trupit, ndërkohë që ndodhet e shtruar në spitalin e Lahore.

    Ngjarja shokuese ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Sialkot, në Punjab.

    Sakaq policia ka arrestuar si të dyshuar, të riun Muhammad Rizwan, shkruan noa.al.

    Nga hetimet e policisë rezulton se Asima dhe Muhammad, kishin në plan të martoheshin, por as njëri as tjetri nuk pranonin të ndërronin besim.

    Kur Muhammad u bind se ajo nuk do ndryshonte fe, i vuri zjarrin.