Rreqethese,ne varrin e femijes se tyre ndodhi dicka qe do ju lere me goje hapur

    0
    342

    Kjo është historia e Ernest dhe Anneke Robinson, dy prindër të cilët në vitin 1988, pikërisht më 23 shtator, mirëpritën në jetë djalin e tyre të vetëm Mattew.

    Për fat të keq foshnja lindi me aftësi të kufizuara të rënda, lindi i verbër dhe i paralizuar, nuk mund të lëvizte asgjë nga qafa e poshtë.

    Asnjë mjek nuk i dha atij as shansin më të vogël. Prindërit u informuan menjëherë se, ndoshta, ai do të vdiste disa orë më vonë.

    Por Mattew arriti të mundë çdo parashikim dhe si një luftëtar filloi të rritet më shumë, duke arritur moshën dhjetë vjeçare.

    Për fat të keq në vitin 1999 ai zgjodhi të mos luftojë më dhe të fluturojë në qiell. Babai Ernest vendosi t’i jepte një lamtumirë të paharrueshme dhe të bënte diçka të veçantë për të.

    Vitin e ardhshëm, në vitin 2000, ai ndërtoi një pllakë për nder të fëmijës së tij. Ai donte që kjo të mos harrohet, prandaj ai zgjodhi diçka unike, diçka që nuk shihej më parë në varrezat e qytetit e Salt Lake, shkruan ShkodraNews. Baza është e thjeshtë, si çdo tjetër, por pjesa tjetër është diçka vërtet spektakolare.

    Në varrin e Mattew del një skulpturë që e përfaqëson atë. Ai është fotografuar kur ngrihet nga karrigia me rrota, me duart lart, sikur të ishte duke arritur në qiell dhe po fluturonte, më në fund, i çliruar nga dhimbjet e tij.

    Që nga ai moment, për të gjithë qytetin dhe pastaj për të gjithë botën, varri i këtij fëmije është shndërruar në një simbol të frymëzimit dhe shpresës, por edhe të luftës, guximit dhe lirisë.

    Skulptura shpejt u bë e njohur dhe deri më sot është vizituar nga miliona njerëz nga e gjithë bota.

    Ernest dhe Anneke Robinson më vonë vendosën të ngrinin një organizatë bamirëse për të mbledhur para për fëmijët fatkeq si engjëlli i tyre i vogël, shkruan ShkodraNews. Njerëzit me kushte të tilla si paraliza cerebrale, kanceri, lëndimi i shtyllës kurrizore dhe skleroza e shumëfishtë. Njerëzit të cilët kanë nevojë për kujdes të shtrenjtë dhe karriget me rrota.

    Mënyra se si ata kanë vendosur të përballen me vdekjen e fëmijës së tyre dhe mënyrën se si i ndihmojnë të tjerët, është një vlerë e madhe për këta dy prindër, të cilët janë heronjtë e vërtetë për ne!

    Një statujë me të vërtetë e bukur dhe një kuptim me të vërtetë të çmuar.

    Kjo histori le diçka të mirë në secilin prej jush. /Përshtati: ShkodraNews