Rreqethese,punetoret e pastrimit gjejne ne plehrat nje foshnje te porsa lindur

    0
    255

    Një foshnje e porsalindur e seksit femër u gjet nga punonjësit e pastrimit në mesin e mbeturinave në lagjen Esenyurt të Stambollit të mërkurën në mëngjes.

    Pastruesit thanë se po dëgjonin foshnjën duke qarë dhe menjëherë lajmëruan policinë për këtë zbulim të pazakontë. Një njësi policore dhe një ekip mjekësor nxituan menjëherë në vendngjarje.

    Hetimet janë iniciuar nga policia lokale. Vajza e vogël u dorëzua tek nje ekip mjekesh pediater te zones pasi kontrolli i duhur u krye nga ekipet mjekësore ne vendngjarje.

    Përgatiti Shkodra News