Rruga mbushet plot me dollare,njerezit vrapojne te marrin sa me shume (Video)

    0
    314

    Kur paratë të bien nga qielli… Në SHBA ka ndodhur një incident i pazakontë. Një furgon i blinduar që transportonte paratë e një banke ka pësuar defekt në derën e tij dhe qindra prerje kartëmonedhash kanë rënë në autostradë duke u përhapur gjithandej.

    Ngjarja ka ndodhur në Indianapolis të SHBA-së dhe sipas përllogaritjeve të kryera rezulton se janë përhapur rreth 600 mijë dollarë.

    Situata u shfrytëzua nga drejtuesit e mjeteve të tjera të cilët ndaluan dhe nisën të mbledhin kartëmonedha sa të mundnin.

    Por lidhur me veprimet e tyre ka reaguar policia e cila ka paralajmëruar se kushdo që nuk i kthen paratë do të ndiqet penalisht për akuzën e vjedhjes.

    “Thasët e mbushur me para kishin rënë nga furgoni në autostradë. Ishte një skenë si në filmat aksion, ku paratë fluturonin nëpër autostradë, dhe veturat tjera ishin ndalur për t’i mbledhur ato”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Brock McCooe.

    Ai ka deklaruar se polciia tashmë ka informacion dhe ëhstëvënënë ndjekje të disa eprosnave që kanë mbledhur paratë në rrugë.