SΚANDΑLI i radhës/ Ραs daljes së Kiarës, ρυblikohet biseda e Oltës me ρroduksionin në dhomën e rrëfimit (Video)

Jo pak herë është aluduar nga ndjekësit për favorizim të Olta Gixharit nga produksioni në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Kjo pasi aktorja nuk është penalizuar për thyerjet e rregullave që ka bërë disa herë e më pas kanë qarkulluar fjalë se ajo ka patur ndikim në eleminimet e banorëve.

Një gjë e tillë ndodhi me Efin e mesa duket ka ndodhur edhe me Kiarën.

Pak më parë në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, ku padashur produksioni ka hapur audion e dhomës së rrëfimit që ndodhej Olta, ndërsa pamja po shfaqte vajzat në dhomën e rrëfimit.

Në audio dëgjohet dikush nga produksioni tek e pyet Oltën pas largimit të Kiarës nëse është e kënaqur.

Kujtojmë se përsa i përket Efit, Olta e kishte shprehur disa herë nëpër shtëpi se do të donte që ajo të eleminohej, në mënyrë që loja e Luizit të dobësohej.

Dhe kështu ndodhi, Dea nxorri në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin duke u larguar kjo e fundit edhe pse shumica e publikut dëshironin largimin e Kiarës.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *