Saimir Tahiri shijon fundjavën me familjen, bashkëshortja publikon foton: Jo thjesht nga ne të tre

    0
    250

    Pas dy javësh në arrest shtëpie, tashmë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mund t’i gëzohet lirisë duke kaluar fundjavën me familjen në natyrë.

    Bashkëshortja e tij Fatlinda Berisha ka publikuar një foto të familjes Tahiri teksa kalojnë kohë në një ambient rural. Në foto është ish-ministri me bashkëshorten dhe djalin por edhe një qengj që e mban në dorë Tahiri. Nuk dihet nëse i katërti është qengji apo ndonjë beb në horizont, mbetet për t’u parë.

    “Jo thjesht ne të tre”- shkruan në përshkrimin e fotos bashkëshortja e ish-ministrit Tahiri.
    Më 28 maj Apeli i Krimeve të Rënda i ktheu lirinë Tahirit, pas ankimimit të vendimit të parë të Gjykatës që e la në ‘arrest shtëpie’.


    /BW