/Sali Berisha akυza për υdekjen e Lear Kurtit: Qesen me kόkαinë ia υendosën në trυp, po ta pinte vetë, duhet të kishte dhe një filxhan vaj ulliri

Sali Berisha akυza për υdekjen e Lear Kurtit: Qesen me kόkαinë ia υendosën në trυp, po ta pinte vetë, duhet të kishte dhe një filxhan vaj ulliri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot Policinë e Shtetit për falsifikim të provave për vrasjen e të riut Lear Kurti. Në një komunikim për mediat, Berisha është shprehur se qesja me kokainë është vendosur në trupin e 32 vjeçarit.

“Broçkulla, ju vendos një qese me kokainë atij në stomak”, tha ish-kryeministri, duke vazhduar “Ka shumë shance që të jetë vendosur me dorë. Se të kapërdish një qese plastike është e pamundur, ajo nuk kalon. Duhet të kesh aty një filxhan vaj ulliri se ajo nuk shkon poshtë.”

Po ashtu, nga selia blu ai kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreut të AMP-së, Ardi Veliu. Sali Berisha ngriti dyshime dhe për procesin e autopsisë, kur tha se duhet të ishte bërë nga një grup ekspertësh, jo nga një person i vetëm në orën “5 të mëngjesit”.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Në hetimin e kësaj vrasje, në hetimin e kësaj barbarie ndaj një njeriu, të supozojmë se vërtet këtij i ndaloi zemra, por për të faktuar këtë gjë duhej korrektesa absolute në çdo hap. Nuk vdes natyralisht një i ri 32 vjeçar. Ka injorancë të kriminelëve që shpallin këtë.

U vërsulën kriminelë të tjerë me uniformë, me në krye Ardi Veliun, për të falsifikuar dhe deformuar çdo të dhënë. Njoftuan se të riun e dërguan në spital dhe ndërroi jetë atje. Në një kohë kur e dërguan kufomë, të vdekur në spital. U përgënjeshtruan menjëherë nga spitali.

Ndërmorën autopsinë sikur të ishin klandestinë, në ora 5 të mëngjesit. E palejueshme për një akt autopsie. Kur thua për një vdekje natyrale, autopsia duhet lënë për të paktën 12 orë. Kur vdes një i ri që është rezultat i hetimit, autopsia bëhet nga një grup ekspertësh, jo nga një ekspert.

Një grup kriminal u krijua se si e si të vrasin për së dyti Lear Kurtin, jashtë çdo lloj imagjinate. U përsërit skenari i Klodian Rashës. Dje Ardi Veliu njoftoi se në stomak u gjet një qese plastike me kokainë. Broçkulla, ju vendos një qese me kokainë atij në stomak.

Patrullat janë të mbushur me individë të droguar. Kur shoh këto zhvillime, kam dyshime se këto i bëjnë policë të droguar. Keq që nuk i ndaloi, por kur ai nuk është i armatosur dhe nuk po kryen vepër penale, kamerat aty i kanë, çdo natë patrulla mund të takojë të rinj që nuk e kanë kartën me vete dhe mund të tremben. Por çfarë do të thotë kjo, që do t’i ndjekin e t’i marrin jetën.

Ka shumë shance që të jetë vendosur me dorë. Se të kapërdish një qese plastike është e pamundur, ajo nuk kalon. Duhet të kesh aty një filxhan vaj ulliri se ajo nuk shkon poshtë.

Ta zëmë se kishte dhe qese, por nuk është vdekjeprurëse qeseja. Ajo nuk është hapur as si substancë. Kemi të bëjmë me një skenar që e vranë për së dyti Lear Kurtin, një i ri normal, shokët e tij kishin fjalët më të mira. I rritur me sakrifica nga nëna e tij.

E dënon me ashpërsinë më të madhe, kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të ministrit të familjes, i cili bashkë me Ardi Veliun janë të gatshëm të falsifikojnë çdo krim.