syntax error, unexpected '<', expecting end of file

Sali Berisha non grαta! “Armina, më kthe leket e b rekëυe”

Nga Bledi Mane: Më gënjyet, më premtuat që brekët që shisni ju janë të forta, kanë elasticitet, siguri, mbrojtje dhe garanci.

Më mashtruat e më thatë që pavarësisht zgjedhjeve të majit 1996 kur vodhët votat e rrahët gazetarët dhe opozitën me Shik-un e Gazidedes brekët tuaja ishin me mbrojtje matanë oqeanit. 

Madje, madje edhe lekët që humba në fajde mi garantuat me futjen poshtë brekëve tuaja.

Vrasjet e mënxyrës së 1997 i justifikuat “me gjasme grabitjen e brekëve tuaja” dhe deri në 2005 kur erdhët në pushtet shpresoja në arrnimin e këtyre brekëve…

I mbajta veshur këto brekë pa i ndëruar por mu grisën nga predhat e Gërdecit të Shkëlzen Berishës dhe Fatmir Mehdiut në mars të 2008-ës,

mu skuqën nga vjedhja e Sport Klub “Partizanit” të Jamarbër Malltezit, mu zverdhën nga karshillëku i dyqanit tënd moj Arminë në Bllok,

nga pengesa e reformës në drejtësi bashkë me Petrit Vasilin, nga përçarja e yshtur Veri-Jug

me Xhelal Mziun, nga prudenca që i bëni Ilir Metës si familje biologjike dhe politike derisa sot mi zhveshi Amerika.

Mi zhveshi e më la nudo, cullak krejt fare por teksa eci rrugëve kështu lakuriq ndihem më rehat me allatet lëshuar sesa mbuluar me brekët e stiluara nga Sali Berisha.

Të vjedhura, të grisura, të gjakosura, të ndyra, të zverdhura nga prerja e barkut që u shpëlau sot!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *