/Sali Berisha: Sokol Olldαshi ishte më i zόti se Bαsha, ja gαbimi që bëri

Sali Berisha: Sokol Olldαshi ishte më i zόti se Bαsha, ja gαbimi që bëri

Sali Berisha ka krahasuar të ndjerin Sokol Olldashi me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Berisha thotë se Olldashi ka bërë gabim që ka dalë me mbështetjen e strukturave, ndryshe nga Basha që doli me anëtarët. Berisha thotë se është habitur me këtë gabim të bërë nga Olldashi, duke pasur parasysh aftësinë e tij.

“Sokol Olldashi ishte më epror se Lulzim Basha, pa diskutim. Por Sokol Olldashi, megjithëse politikan i mençur dhe i vendosur, në mënyrë të habitshme për mua, bëri një gabim thelbësor në fushatën e Sokolit.

Gabimi i tij ishte që mua më mbështesin strukturat, ato ishin pakica. Sokoli ishte një nga më të aftit dhe ishte i rritur në Partinë Demokratike, nuk arrita kurrë ta kuptoj se si doli me këtë tezë. E hapi fushën.

Basha doli me tezën, jam me anëtarët. Kur e vendosa një anëtar një votë, nuk kishte dalë asnjë kandidat zotëri”, tha Berisha.