/“Saliu dhe Luli i kanë shtuar bizneset gjatë këtyre 7 viteve”, publikohen të dhënat më të fundit

“Saliu dhe Luli i kanë shtuar bizneset gjatë këtyre 7 viteve”, publikohen të dhënat më të fundit

Numri 2 i PS, teksa pa ripostuar statistikat e publikuara nga kryeministri Rama për të punësuarit ën biznesin e vogël nuk lë pa ‘thumbuar’ Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

Deri në fund të vitit 2019 figurojnë 83 mijë të punësuar më shumë në biznesin e vogël sesa në 2013.

Nisur nga këto statistika Balla shkruan se për këtë shifrat e ekonomisë flasin vetë dhe janë të dokumentuara në regjistrat e llogarive të shtetit.

Sipas Ballës, rritjen e konfirmojnë edhe vetë Saliu dhe Luli, të cilët kanë shtuar bizneset e tyre gjatë këtyre shtatë viteve.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

shifrat e ekonomisë flasin vetë dhe janë të dokumentuara në regjistrat e llogarive të shtetit, ku në fund të vitit 2019 figurojnë 83 mijë të punësuar më shumë në biznesin e vogël sesa në 2013.

Madje këtë e konfirmojnë edhe vetë Saliu dhe Luli, të cilët kanë shtuar bizneset e tyre gjatë këtyre shtatë viteve.