/“S’e rruj fare, sa të kem Sandrin, s’ka bir k*rve…”, dalin SMS-të e administratores së Klan, ja kush i publikon

“S’e rruj fare, sa të kem Sandrin, s’ka bir k*rve…”, dalin SMS-të e administratores së Klan, ja kush i publikon

Në Digitalb është duke u bërë një luftë e egër mes ortakëve të kësaj kompanie, që ka shkaktuar jo vetëm bllokimin e pagave të punonjësve të kësaj kompanie, por dhe bllokimin e transmetimit të ndeshjeve nga Super Sport.

Ndeshje për të cilat shqiptarët kanë paguar.

Ndaj dhe rasti është skandaloz.

Së fundmi ndërkohë janë publikuar edhe mesazhet e administratores së Digitalb, Eglantina Lamaj, e cila është edhe sekretare e TV Klan.

Sipas raportimeve, kjo e fundit ka bllokuar pagat e punonjësve të Digitalb me urdhër të Frangajt, duke sjellë në kolaps kompaninë, e cila është reflektuar edhe tek shqiptarët, pasi nuk kanë mundur që të shohin ndeshjet për të cilat kanë paguar.

Ajo komunikon me administratorin tjetër, Redi Lamaj, në mesazhet e publikuara.

Ai i kërkon Lamajt të paguhen të gjitha detyrimet, përfshi pagat e punonjësve sepse ndryshe ata si administratorë ose të largohen, ose do mbajnë përgjegjësi ligjore.

Ndërsa siç duket nga teksti, Eglantina i përgjigjet, se nuk ka ndërmend të firmosë asgjë.

Më poshtë, mes rreshtave, natyrisht ka dhe një vlerësim për Aleksandër Frangajn, i cili sipas sekretares e mbron nga “çdo bir kurve”./Tema