“Serbia po ρërpiqet të nisë Ιυftë”, deputeti ukrainas në krah të Kosovës: Të gatshëm të dërgojmë trυρa për të mbrojtur kosovarët

Deputeti ukrainas dhe njëherësh anëtar i delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko ka reaguar lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në “Twitter”, ai theksoi se Ukraina do të mbrojë shqiptarët e Kosovës nëse Serbia do t’i pushtojë.

Deputeti tha se Ukraina është gati të veprojë me trupa në terren, pasi sipas tij Serbia po përpiqet që të nisë një luftë agresive.

“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive.

Saktësisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar deputeti ukrainas në postimin e tij.

Goncharenko gjithashtu një një postim tjetër shkroi se realiteti me të cilin po jeton prej 5 muajsh ka ardhur edhe në Kosovë.

“Ne e dimë se si është të jetosh kështu. Ne donim që bota të ndalte luftërat, jo t’i fillonte ato. Bota më në fund duhet të kuptojë se Rusia, Putini dhe të gjithë “aleatët” e tyre janë shkaku i konflikteve dhe luftërave”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *