Shοkon këngëtarja shqiptare: Duhet të jesh e pαsur dhe të kalοsh në shumë krevαte për të…
Të depërtosh në tregun ndërkombëtar muzikor, të gjithë e dimë që nuk është aspak e thjeshtë nëse je shqiptar,
por nëse je artist që do të konkurrosh dhe të jesh në garë me artistë grekë në Greqi, kjo është gati e pamundur.

Të paktën këtë mund ta konfirmojnë shumë artistë e sidomos këngëtarë që kanë jetuar e ushtruar profesionin e tyre për disa vite në Greqi,
të cilët janë përballur me sfida të pafundme për të treguar se sa dinjitozë e të vërtetë janë në atë që bëjnë, por nuk ia kanë dalë gjithmonë mbanë.
Anxhela Peristeri është një prej këngëtareve që jetoi shtatë vite në Greqi dhe provoi të depërtonte në diskografinë greke, por nuk e pati aq të thjeshtë dhe as aq të vështirë sa mendonte. Ishte më shumë…
Në shumë prej intervistave të saj për mediat shqiptare, Anxhela ka pranuar se të konkurrosh me emrat më në zë të tregut muzikor në
Greqi nuk ka qenë e thjeshtë, por falë talentit dhe zërit të saj, ajo ia ka dalë të jetë e suksesshme edhe në vendin fqinj. Por jo aq sa do të donte dhe për këtë zgjodhi të kthehej në vendin e lindjes.
Arsyen e këtij vendimi, Anxhela e ka përsëritur edhe së fundi në një intervistë për Prive.
Por nuk e mohon se të jesh pjesë e diskografisë greke, duhet të plotësosh kushtet:
“Por që të bësh aty një diskografi dhe diçka tjetër, e para duhet të jesh shumë e pasur dhe e dyta duhet të kalosh nëpër shumë krevate, kështu që unë nuk e pata dot këtë mundësi.
Ndoshta nëpërmjet karrierës sime në Shqipëri, ndoshta në të ardhmen bëhem e famshme dhe ashtu siç dua unë, jo ashtu siç duan ata …”