/SHBA-BE “ngrijnë” Ramën-Bashën-Monikën-Metën-Berishën, nisin lëvizjet për të shpëtuar Shqipërinë

SHBA-BE “ngrijnë” Ramën-Bashën-Monikën-Metën-Berishën, nisin lëvizjet për të shpëtuar Shqipërinë

Ashtu si shqiptarët, edhe ndërkombëtarët duket se janë lodhur nga politikat ma.fioze dhe korr.uptive të këtyre 29 viteve në Shqipëri, ndaj dhe kanë nisur tentativat për t’iu dhënë godltjen fatale partive të mëdha.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë nisur lëvizjet për të shkrirë tre partitë e mëdha PD-PS-LSI, që në këto vite demokraci kanë shkatërruar Shqipërinë, me korr.upsion galopant e kr.ime masive.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme për t’i dhënë fund krizës së thellë politike, që po dëmton edhe më shumë vendin dhe po e pengon në rrugën evropiane, ndërkombëtarët janë hedhur në suIm kundër “kokave” që po rrënojnë vendin, Edi Ramës, Lulzim Bashës, Sali Berishës, Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Në këtë mënyrë, ndërkombëtarët kanë nisur negociatat me partitë e vogla, duke tentuar t’i bindin që të shkëputen nga lojërat maf.ioze të politikës së vjetër dhe të marrin në dorë fatin e vendit, në një moment kyç, prag-integrimin në BE.

I pari ishte ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, që zhvilloi një takim me partitë e vogla, ndërsa sot bisedimet do të vijojnë me kreun e diplomacisë evropiane në Tiranë, Luigi Soreca. Ambasadori Soreca ka thirrur në selinë e BE aleatët e Lulzim Bashës, duke përjashtuar vetëm Monika Kryemadhin e LSI. Mësohet se takimi do të ketë në fokus zgjedhjet vendore, ku ndërkombëtarët kërkojnë që të mos bojkotohen.

Nga ana tjetër, ndërkombëtarët nuk po i japin asnjë përkrahje Edi Ramës, duke shtyrë kështu rrëzimin e tij nga pushteti. Në të gjitha protestat e shqiptarëve, SHBA dhe BE kanë dalë me qëndrime publike në krah të popullit, duke përcjellë mesazhin se kjo klasë politike duhet rrëzuar, për t’i lënë vendin një modeli të ri politik, që do të çonte përpara Shqipërinë.

Ata i kanë dhënë një mbështetje maksimale deputetes demokrate, Rudina Hajdari, duke e parë atë si një figurë pozitive, që mund të rrëzojë “ujqërit” e vjetër të politikës dhe të përmirësojë imazhin e Shqipërisë, ndërsa tashmë kanë nisur lëvizjet për të bindur dhe partitë e vogla.

Siç dihet, muajt në vijim janë vendimtar për Shqipërinë, e cila pret t’i bashkohet familjes së madhe evropiane, ndaj dhe ndërkombëtarët nuk do ta lejojnë më këtë bandë politike të pengojë këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë.