/SHBA goditje fataIe Ilir Metës, asgjëson planin për revolucion, sjell 3 mijë ushtarë në Shqipëri para zgjedhjeve, mesazh edhe Serbisë, Rusisë e Kinës

SHBA goditje fataIe Ilir Metës, asgjëson planin për revolucion, sjell 3 mijë ushtarë në Shqipëri para zgjedhjeve, mesazh edhe Serbisë, Rusisë e Kinës

Amerikanët asgjësojnë çdo plan për destabilizim të vendit nga Sali Berisha dhe Ilir Meta pas zgjedhjeve të 25 prillit; 37 avionë dhe helikopterë ushtarakë, raketa, mijëra trupa, 10 anije, mijëra blinda do të zbarkojnë në vendin tonë në fillim të prillit, mesazhi për kokat e korrupsionit të politikës, Serbinë, Kinën dhe Rusinë, ja pse Ilir Meta e akuzon DASH si mafia ndërkombëtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të organizojnë në Shqipëri stërvitjen më të madhe në historinë e kombit shqiptar, duke asgjësuar çdo plan të Ilir Metës dhe Sali Berishës për destabilizim të vendit, nëse do të humbasin zgjedhjet e 25 prillit, siç edhe ka gjasa të ndodhë.

Që në ditët e para të muajit prill, pra tre javë para zgjedhjeve, në Shqipëri do të nisin të zbarkojnë trupat e parë amerikanë, me pajisjet nga më të rënda dhe të sofistikuarat ushtarake. Ata do të përgatisin terrenin për stërvitjen e madhe, ku do të marrin pjesë mbi 3 mijë forca aleate dhe mbi 900 ushtarakë shqiptarë. Stërvitja komplekse do të udhëhiqet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë, duke i dhënë një mesazh të qartë Serbisë, Kinës dhe Rusisë, por sidomos kokave të korrupsionit dhe krimit në Shqipëri, që çuditërisht përfaqësojnë edhe linjën anti-Perëndim në vend.

Nuk është rastësi që stërvitja e madhe e udhëhequr nga amerikanët në Shqipëri përkon pikërisht me periudhën zgjedhore, ku Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë paralajmëruar revolucion për të ardhur në pushtet me çdo kusht, duke kërcënuar edhe me destabilizim të vendit. Zbarkimi i marinsave amerikanë është një mesazh i qartë dhe një garanci absolute se në Shqipëri nuk do të pipëtijë as miza para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Krahas trupave amerikanë dhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s, një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Shqipëria do të rrethohet nga 10 anije luftarake, 37 avionë dhe helikopterë ushtarakë, disa sisteme të avancuara raketash, mbi 1 mijë blinda etj.

Vetëm në stërvitje që do të zgjasë deri në 20 qershor 2021, do të marrin pjesë mbi 3 mijë trupa. Ky është mesazhi i dytë që Perëndimi u jep Sali Berishës dhe Ilir Metës ditët e fundit. Disa ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Ardian Dvoranin një nga 12 personalitet në botë që ka luftuar korrupsionin në Shqipëri. Dhe aktet më të mëdha të Dvoranit kundër korrupsionit në Shqipëri është votimi i tij për të dënuar Ilir Metën për korrupsion në vitin 2012 dhe qëndrimi i tij pro procedimit penal të Sali Berishës. Për rrjedhojë, Sali Berisha dhe Ilir Meta i shpallën luftë Dvoranit. Pasi DASH vlerësoi Dvoranin, Meta dhe Berisha u hodhën në sulm, duke e konsideruar Departamentin Amerikan të Shtetit mafie ndërkombëtare./Pamfleti