SHBA ju vëzhgon/ Kujdes me postimet në facebook nëse po aplikoni për vizë

    0
    311

    Nëse po aplikoni për vizë emigrimi apo turizmi në SHBA duhet të bëni kujdes me postimet në rrjetet sociale. Kjo pasi ka gjasa që ato të kontrollohen nëse miratohet ligji.

    Qeveria e Shteteve të Bashkuara planifikon të kërkojë historinë në mediat sociale nga gati secili që do të kërkojë të hyjë në Shtetet e Bashkuara. Departamenti Amerikan Shtetit njofton se aplikantët do të duhen të japin informacione nga profilet e tyre të Facebook, Instagram dhe Twitter. Atyre do t’u kërkohen informacione gjithashtu për numrat e telefonit, adresat e email-it dhe historiku i udhëtimit në 5 vitet e fundit.

    Propozimi i DASH pritet të ngjallë reagime, veçanërisht për organizatat e të drejtave të njeriut, për shkelje të privatësisë. Autoritetet amerikane do të kenë dy muaj kohë për të shqyrtuar nëse kjo paketë do të shkojë për votim.

    Propozimi për kalimin në sitë të llogarive të rrjeteve sociale, vjen pas premtimit të presidentit Donald Trump, për kontroll të imtësishëm të atyre që hyjnë në SHBA, me qëllim shmangien e sulmeve terroriste.