/SHBA: Kemi një Iajm të keq për zyrtarët e k orruptuar, të gjithë para drejtësisë

SHBA: Kemi një Iajm të keq për zyrtarët e k orruptuar, të gjithë para drejtësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin edhe njëherë vendosmërinë për të çuar deri në fund zbatimin e reformës së re në drejtësi dhe vendosjen e të ko.rruptuarve para ligjit. Zv/ shefi i ambasadës së SHBA në Tiranë, Dan Koski tha se për zyrtarët e ko.rruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i k.eq.

“…jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e ko.rruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i k.eq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre ko.rruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të lu.ftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bll.okojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni.

Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të lu.ftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju” deklaroi ai gjatë një aktiviteti të USAID-it në Tiranë.

Por zyrtari i lartë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë kishte edhe një këshillë për qeverinë shqiptare. “Donatorët nuk do të dhurojnë përgjithmonë. Sfida e Qeverisë së Shqipërisë do të jetë mobilizimi gjithnjë e më i madh i burimeve të saj kombëtare për të përparuar këto synime të rëndësishme zhvillimi.

Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të lu.ftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë e Shqipërisë për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni në një të ardhme më të ndritshme për Shqipërinë. Kështu bëjmë ne, dhe ne do të vazhdojmë të jemi partneri juaj ndërsa realizoni atë qëllim” përfundoi ai.