Shëndeti i Ramës, gazetari: E çuan prej krahu në spital, u rregjistrua me emrin …

    0
    363

    Gazetari Çim Peka ka treguar mbrëmjen e sotme detaje për shëndetin e kryeministrit Rama, pas lajmeve se ai kishte pësuar parainfark dhe për këtë ishte nisur drejt Berlinit.

    Peka konfirmoi atë që portali i tij Syri.net ka publikuar prej ditësh, që Rama është shtruar në spitaI, ndërsa tha se nëse ishte rregjistruar me emrin e tij apo me emrin Mustafa, këtë mbetet ta shpjegojë vet ai.

    Sipas Çim Pekës, Rama është shtruar në një spital privat menjëherë pas takimit fundjavën e kaluar në Berat, ndërsa kur ka udhëtuar në Berlin nuk ka qenë në gjendje të mirë, madje sipas gazetarit personat e që e shoqëronin e kanë mbajtur prej krahu.

    ‘E kam konfirmuar se ka qenë në spital. Kam publikuar SMS, por se ka qenë i shtruar me emrin Edi Rama apo Mustafa Rama këtë të sqarojë vetë kryeministri kur të vijë. Menjëherë pas kthimit nga Berati është kuruar në spitaIin… (përmend emrin e një spitali privat në Shqipëri). E kanë shoqëruar. Nuk ka qenë fare në gjendje të mirë. E kanë mbajtur dhe për krahu madje’, ka thënë gazetari, i ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës me Beti Njumën.