/Shënim/ Sh ejtanët e Shqipërisë përkujtuan Shenjtërimin e Nënë Terezës

Shënim/ Sh ejtanët e Shqipërisë përkujtuan Shenjtërimin e Nënë Terezës

Mëkatet i stresojnë në çdo çast/ Gjuha e shkatërruesve, hajdutëve dhe vrasëve për sundim e pasurim personal, me pasojë varfërimin e popullit deri tek kafshata e bukës; nuk besohet jo duke përkujtuar për propagandë elektorale humanisten e madhe Tereza; por edhe sikur Berisha, Meta, Ruçi, Rama, Basha e Kryemadhi, të flenë me Shenjtët dhe Engjëjt e gjithë botës

Mëngjesin e 5 shtatorit, 6 krerët e politikës shqiptare, që për pushtet e pasuri përdhosin edhe nënat e tyre; vërshuan me mesazhe përkujtimi për Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, duke përsëritur pjesë nga lutjet e saj, për ngrohtësi, bamirësi e largim nga mëkatet.

Sundimtarët e këtij vendi, Berisha, Meta, Ruçi, Rama, Basha e Kryemadhi, bënë thirrje hipokrizie për paqe, ndershmëri, humanizëm, dashuri e ndihmë ndaj njerëzve në nevojë; sikur nuk janë vetë këta krye-mëkatarët e krimit, shkatërrimit e mjerimit në Shqipëri.

Me fjalët e Shenjtores Nënë Tereza; krye-shejtani i krimit dhe korrupsionit, Ilir Meta, u lut e bëri thirrje për humanizëm, drejtësi e barazi sociale.

Por ky i babëzitur, që ka miliarda para e qindra apartamente dhe vila të siguruara me çdo lloj mëkati deri vrasje me pagesë; nuk ka ofruar as 1 pjatë supë e as 1 metër strehë për jetimët, të përmbyturit, të dëmtuarit nga tërmeti, për ata që jetojnë rrugëve; e së fundi.

Me të tilla lutje hipokrite; guxoi dhe përkujtoi Shenjtërimin e Nënë Terezës dhe Monika Kryemadhi, “nëna djall”, që me milionat e vjedhura nga populli, trajton 3 fëmijët e saj me studime e jetë luksi në Londër; ndërsa në Shqipëri, Greqi, Turqi, Serbi e Kroaci, u ka lanë trashëgim nga 2 pallate e 2-3 vila.

Me thirrje kundër mëkateve e shërbim ndaj njerëzve, përkujtoi Ditën e Nënë Terezës dhe Sali Berisha; ish-shtetari që me kaosin për pushtet, me eleminimin e dëshmitarëve të krimeve të tij e me vrasjet në bizneset familjare; ka veshur shumë nëna, gra e motra me të zeza.

Krye-shejtani Berisha, që pas 30 vite mekatesh të çdo lloji mbi ekonominë, vendin e popullin; po shijon jetë luksi në vila me themele krimesh; kapardisur i pa penduar e i pa ndëshkuar.

Edhe Edi Rama, duke ditur që betimet, përbetimet dhe lutjet e tij “hyjnore” nuk i beson më askush; citoi vetëm mesazhet e Nënë Terezës për dashurinë, paqen dhe mbështetjen e të varfërve; por vetë bën të kundërtën: zhvat fondet dhe pasuritë e të varfërve dhe ua dhuron të pasurve e vehtes… nëpërmjet tyre.

Me të njëjtat lutje për popullin e varfër dhe thirrjet për bamirësi, përkujtoi Shenjtërimin e Nënë Terezës dhe Gramoz Ruçi, “i ndershmi” që ka fitime 200 milionë lekë në vit; e që në çdo mandat merr nga një banesë me kredi si “i pastrehë” në qendër të Tiranës; të cilat i përdor me qira i biri, si burim të ardhurash 20 mijë Euro në vit.

Ja çfarë mesazhi e lutje publikoi Lulzim Basha, politikani që po “lufton për hallet e popullit”, duke ngrënë me pjatë e lugë floriri: – “Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, është apel për kujdesin ndaj të varfërve, është ditë reflektimi për gjendjen ku ndodhet vendi, për të ndërtuar një jetë më të mirë për bashkëqytetarët tanë…”.

Po kush e çuar vendin në këtë derexhe, që po detyron popullin të largohet me tmerr?

Si është e mundur që populli është super i varfër ndërsa politikanët janë super të pasur, sikur të kenë ferma hashashi e miniera ari?

A mund besohen këta 6 shejtanë të politikës, kur dalin luten e betohen si “ëngjëj”, se do të punojnë për popullin; por kanë treguar se pasurojnë familjet e tyre… duke bërë çdo mëkat që u siguron luksin dhe sundimin?/Pamfleti