/Sherif Merdani shkon voton me paterica që në mëngjes: Erion Veliaj më ngriti në këmbë

Sherif Merdani shkon voton me paterica që në mëngjes: Erion Veliaj më ngriti në këmbë

Një nga votuesit e parë në kryeqytet ka qenë edhe këngëtari i njohur Shefi Merdani. Ndonëse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ai i është drejtuar që në mëngjes qendrës së votimit 18.30-1 në Shkollën Kushtrimi i Lirisë për të ushtruar të drejtën e tij të votimit.

“Isha me paterica. Erion Veliaj më ngriti në këmbë . Sot duhet të votojë çdo njeri që e do këtë vend”, tha Merdani. Sherif Merdani është këngëtar, i përn.djekur dhe diplomat shqiptar nga Shqipëria.

Merdani është këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini.

Merdani është i përndjekur politik, pas Festivalit shumë të bukur të 11-të ai, si edhe disa kolegë të tij, përfundoi në bu.rg, ku vuajti dë.nimin për 16 vjet.