Sherr i madh në studio/ Tahiri përplaset me Shkullakun: Të është zvogëluar…

    0
    303

    Ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri u perplas keq në emisionin “Të Paekspozuarit”, edhe me analistin Armand Shkullaku.

    Ky i fundit ka thënë se në kohën e Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, trafiku i drogës lulëzoi dhe kupola e policisë së shtetit, ka qenë e përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve. Debati ka degjeneruar edhe në fyerje personale.

    Shkullaku: Fjalimi juaj pati dy momente. E dhatë mandatin tuaj në një moment që nuk kishit rrugë tjetër. Parlamenti do të mblidhej prap, për ti dhënë leje prokurorisë për arrestimin tuaj. Hapja e negociatave me Shqipërine, kishte kushte. Kjo u tha edhe nga ministri gjerman edhe nga ambasadori Lu.

    Tahiri: Për presionin ndërkombëtar do të arrestohem unë?

    Shkullaku: Edhe këtë rradhë, i bëtë shërbimin e fundit Ramës. Ai tha nuk komandoj dot prokurorinë, le të më sjellin një provë dhe unë reagoj. Unë nuk them se është marrëveshje. E para sepse nuk ju quaj aq pak inteligjent për të besuar të garancitë e Rames. Fjalimi për mua ishte zhgënjyes. Nuk doli dikush kurajoz të pranonte cfare kishte ndodhur 4 vjet, por as viktima e kësaj politike që ka komplotuar kundër jush. Dëgjova të njëjtën histori, fornti i të keqesh, Luli, Visho Ajazi, Monika, Ilir Meta, Bujar Nishani. Kur jam përballur me ju ju kam thënë, kemi prova që në Ishëm është ngritur një pistë, avioni që ra me drogë. Ju nuk e shkarkuat drejtorin. Kur ju thoshin, në Vlorë ka kanabis, nuk shkarkuar ndonjë drejtor. Duhet të binit ju që të binte e gjithë kupola. Kur Zagani thoshte, makinën tuaj, që edhe me autorizim të posatshëm, bëhej trafik droge, ju e morët sërish vet dhe e përdorët. Gjatë 4 viteve nuk kam am përgjigje për këto gjëra që rezultuan të vërteta. Nuk ka ndodhur në Shqipëri që e gjithë kupola e policisë të jetë e përfshirë.

    Tahiri: Ku e konstatuat?

    Shkullaku: Janë të gjithë në arrati. Drejtori i Vlorës, ai i kufirit. Shefa të policisë.

    Tahiri: E ke gabim.

    Shkullaku: Kur ju thoshim a more masë për ata policë që lanë Mark Frrokun me trafikantin brenda. Keni qenë ministri më jetëgjatë. Jeni i pari që akuzoni për përfshirje në trafikun e drogës. Keni dalë në përgjimet e trafikantëve.

    Tahiri: Kam dale unë ? Sa trafikantë mund të flasin për ju në telefon?

    Shkullaku: Nuk doli emri i Niko Peleshit.

    Tahiri: Tregon fiks modelin tënd, me të cilin jeni mësuar të gjithë. Të duket patjetër shërbim për Edi Ramën. Nuk e lexon dot si një gjest të një njeriu që thotë, ju duket se jam pengesë për integrimin? Po iki. Nuk jetoj për imunitet apo parlament, nuk fitoj para nga tenderat.

    Shkuallku: Akuzohesh që makinën tënde ia dhe trafikantëve. Imagjinoni ministrin e brendshëm të Gjermanisë, që jep makinën dhe thotë dëgjo i kisha kushërinj ata po nuk e dija. E ka fajin media për këtë?

    Tahiri: Më vjen keq që diapazoni të është zvogëluar

    Shkullaku: Nuk ma përcakton ti diapazoni, sepse nuk kupton sa të shkurtër ke diapazonin tënd.

    Tahiri: Sa i përket drejtuesve të policisë, njëri është i akuzuar. Nuk e di a ka faj apo jo. Do të shohim a ka pëgjegjësi. Nuk besoj së është kështu por do të paguaje faturën.