Sherr me thika në mes të palestrës, arsyeja një burrë

    0
    324

    Sherr me thika në mes të palestrës, arsyeja një burrë

    Nuk janë të pakta rastet kur femrat kanë bërë sherre në publik që kanë degjeneruar në dhunë fizike dhe përdorimin e armëve të ftohta. Kështu ka ndodhur edhe 3 ditë më parë. Një 25-vjeçare shqiptare ka plagosur në dorë me thikë një 34-vjeçare.

    Ngjarja ka ndodhur në Volos të Greqisë, në një palestër ku po stërviteshin shumë persona të cilët kanë qenë dëshmitarë.

    34-vjeçarja ishte dërguar në spital ndërsa 25-vjeçarja ishte arrestuar për plagosje. Sipas dëshmisë së tyre, ato njiheshin. Madje kishin shkëmbyer mesazhe në Facebook dhe arsyeja e sherrit ishte një burrë.

    Sipas shtypit grek, 34-vjeçarja ishte e martuar dhe ka fëmijë, por ende nuk është bërë e ditur nëse ka qenë bashkëshorti i saj arsyeja pse shqiptaret janë zënë apo një burrë tjetër.

    Sherr me thika në mes të palestrës, arsyeja një burrë