Sherr në autobusin në Tiranë, fatorino dhe kontrollori plagosin me thikë pasagjerin

    0
    295

    Një sherr i ndodhur në një autobus në Tiranë, ka përfunduar me plagosjen me thikë të një pasagjeri.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rrugën dytësore Tiranë- Vorë në autobusin e linjës Tiranë-Vorë.

    Më konkretisht pasagjeri R.M., 23 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, është konfliktuar për motive të dobëta me fatorinon e autobusit H. Begu, 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë dhe me kontrollorin e linjës për autobusët shtetasin C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

    Më pas shtetasi C. K., në bashkëpunim me Hazbi Begun e kanë goditur me thikë 23-vjeçarin.

    I dëmtuari u dërgua në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Sakaq Begu u vu në prangat e policisë të efektivëve të komisariatit nr.6, ndërsa kontrollori u shpall në kërkim.

    Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.