/Sherr në Londër, υritet 27-υjeçari shqiptar (Emri)

Sherr në Londër, υritet 27-υjeçari shqiptar (Emri)

Londër- Vritet një 27-vjeçar shqiptar në Londër.

Lumturi Zeqja është gjetur i pajetë pranë stacionit të metrosë në kryeqytetin britanik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një rrugë jashtë një stacioni metroje në Londrën Lindore.

Policia është njoftuar për rastin nga një telefonatë anonime.

Sipas medieve vendase, për arsye ende të paditura, shqiptari është konfliktuar me një person tjetër.

Policia gjeti në vendngjarje shqiptarin e pajetë, ndërsa personin tjetër të plagosur.

Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.