Sherri mes dy grυρeve shqiρtare brenda aeroportit italian/ Dalin ραmjet, përρΙasje me grυshte e shkeΙma

Dalin pamjet nga sherri i ndodhur mes dy grupeve shqiptare në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias, në Perugia të Italisë.

Siç shihet edhe nga pamjet personat e përfshirë në sherr janë rrahur mes tyre me grushte.

Ndërkohë shihet edhe policia e cila ka rrethuar ambientin duke  e pasur të vështirë të ndajë persona që ishin përfshirë në sherr.

Po ashtu një prej personave shihet i shtrirë dhe në gjendje të rëndë.

Kujtojmë se sherri ka degraduar në grushte e shkelma mes shqiptarëve, të cilët po prisnin për të fluturuar drejt Tiranës.

Dëshmitarët nga vendngjarja kanë thënë se sherri ka nisur mes dy personave, ku njëri ka goditur bashkëkombasin e tij, i cili është shembur në tokë, por që ai ka vazhduar ta godasë me grushte.

SHIKO VIDEON KËTU

https://streamja.com/embed/1N34r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *