/Shijoi mbrëmjen e djeshme me Sarkozy-n në Butrint, Rama zbulon se çfarë i tha ish-presidenti i Francës për Shqipërinë

Shijoi mbrëmjen e djeshme me Sarkozy-n në Butrint, Rama zbulon se çfarë i tha ish-presidenti i Francës për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në sot në qytetin e Finiqit në kuadër të fushatës zgjedhore.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka komentuar edhe takimin me ish-presidentin e Francës Nicolas Sarkozy dhe bashkëshorten e tij, këngëtaren Carla Bruni.

Kjo e fundit mbajti mbrëmjen e djeshme një koncert në Amfiteatrin e Butrintit me muzikë të përgjedhur.

Rama ka treguar përshtypjet e çiftit që i mbetën nga pasi u larguan nga Shqipëria.

‘Sot para se të vija këtu përcolla ish- presidentin e Francës, Sarkozy me gruan e tij, këngëtaren Carla Bruni, e cila mbajti një koncert mbrëmë në Butrint. Po them që ata janë larguar të manhitur nga Shqipëria, nga bukururia e vendit dhe bukuria përrallore që gjetën këtu. Por bregdeti është një pjesë, ndërsa tani duhet të bëjmë edhe këtu punë për të nxitur agroturzimin’, tha Rama.