“Shikoni ç’bëhet në Itali, jemi 5 orë me vonesë”, “Blue Panorama” vazhdon t’ua “nxijë jetën” shqiptarëve

    0
    267

    Një avion i linjës “Blue Panorama” u ka shtyrë udhëtimin me disa orë për 200 pasagjerët e saj në bord. Supozohej se avioni i linjës Tiranë-Genova duhet të ishte nisur në 11:49 por e ka shtyrë fluturimin për në orën 17:00.

    Mësohet se fluturimi është shtyrë për shkak të një defekti që ka pësuar avioni, pasagjerët janë detyruar të presin deri në orën 17:00.

    Nuk është hera e parë që avioni i linjës Blue Panorama, pëson defekte pasi rreth një muaj më parë avioni u detyrua të bënte një ulje em.ergjente për shkak të një avarie me motorët,duke përhapur pa.nik te qytetarët.

    Ndërkohë edhe një shqiptar i ka shkruar redaksisë JOQ Albania për shtyrjen e fluturimit të tij. Ai duhej të ishte nisur në orën 14:15 të ditës së sotme, por fluturimi i tij është shtyrë për në orën 19:00 pa iu dhënë asnjë shpjegim pse ka ndodhur diçka e tillë.

    Shqiptari shkruan:

    Përshëndetje JOQ Albania. Shiheni çfarë bëhet në Itali. 5 orë me vonesë avioni dhe asnjëri s’do t’ia dijë për ne.”