Kemi dëgjuar për zhvillimin ekonomik të Japonisë dhe mirëqenien atje, por duket se sekreti i kësaj shoqërie është vetë korrektësia e njerëzve atje.
Një video e veçantë është filmuar në një aeroport të Japonisë ku duket se si një punonjëse atje, pret valixhet që dalin nga pajisja e kontrollit për mjete të jashtëligjshme apo eksplozivë.
Ajo kujdeset t’i pastrojë të gjitha valixhet.
Një veprim që nuk e kemi parë më parë, madje qindra raportime ndodhin për shkatërrimin apo më keq zhdukjen e valixheve shkruan NOA.
Videoja që të lë pa fjalë është përhapur me shpejtësi dhe është bërë virale në rrjet.
Nuk dihet saktësisht se në cilin aeroport është filmuar kjo video./a.m./noa.al/