/Shikoni si e presin në Romë/ Dikur Iuante në baItën e Shqipërisë, Muriqi tashmë suImues i Lazios

Shikoni si e presin në Romë/ Dikur Iuante në baItën e Shqipërisë, Muriqi tashmë suImues i Lazios

Një kalim me hapa gjigandi për Vedat Muriqi në karrierën e tij.

Sulmuesi shqiptar që dikur ka qenë pjesë e Teutës, ka kaluar shumë momente të vështira në vitet e mëparshme.

Për të kaluar me ekipet e vogla në Turqi dhe në momentin kur askush nuk besoi se do të shkonte larg, erdhi edhe shpërthimi i këtij lojtari.

Golat e shumtë te Rizespori i dhanë një shans të madh Muriqit, ku menjëherë do të fitonte vëmendjen e Fenerbaces.

Edhe në këtë aventurë tregoi aftësitë e tij, duke bërë diferencën te gjigandët e Turqisë.

Vetëm pak minuta më parë është Lacio që zyrtarizon afrimin e Muriqit, atje ku ka pozuar edhe me logon e klubit.

Një numër i madh i gazetarëve dhe fotografëve kanë qenë në këtë moment për të shkëputur pamjet e fundit dhe njëkohësisht për të komunikuar me

sulmuesin shqiptar që merrë kështu një mundësi të artë për të lënë gjurmë në elitën e Europë, falë edhe një besimi të madh që i vjen nga Igli Tare.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftuttomercatoweb.page%2Fvideos%2F314295076540561%2F&show_text=0&width=560