Shikoni si i hapet rruga ambulances ne Gjermani (Video)

    0
    419

    Në Shqipëri është problem mjaft i shpeshtë bllokimi i ambulancave në trafik. Në Tiranë sidomos shpesh herë vonesa e ambulancës ka shkaktuar humbje jetësh.

    Tek drejtuesit e mjeteve në Shqipëri ende nuk është brumosur kultura dhe sensibilizimi ndaj të sëmurit për t’i hapur rrugën ambulancës.

    Shpesh shoferët mjaftohen duke thënë se nuk kanë mundësi dhe se para tyre ka shumë makina të tjera.

    Por nëse nuk do të mendonim kështu atëherë rruga mund të hapej dhe përherë ka mundësi. Këtë na e tregon një video nga Gjermania.

    Ambulanca po shkonte drejt një skene aksidenti në rrugën e e tejngarkuar.

    Por, të gjithë drejtuesit e mjeteve, spostohen nga të dy anët dhe lirojnë një korsi në mes.

    Drejtuesi i mabulancës ka filmuar rrugën që është hapur në mënyrë perfekte. “Kurrë nuk kam hasur në një sensibilizim të tillë”, thotë ai./a.m./noa.al/