Shkencetaret zbulojne vrimen e zeze gjigande ne hapesire

    0
    301

    Zbulohet një vrimë e zezë gjigante. Sipas shkencëtarëve, ajo është 20 miliardë herë më e madhe se dielli ynë. Sipas Universitetit Kombëtar Australian që e dalloi, kjo masë përpin të gjithë materien që e rrethon me ritëm jashtëzakonisht të lartë, çliron sasi të mëdha energjie dhe ka lindur rreth 12 miliardë vjet më parë.

    Kjo vrimë e zezë e nisi jetën kur i gjithë universi ishte në moshë të re, dhe zgjerimi i saj ndodh me shpejtësi marramendëse, të pa vrojtuar dhe të pakrahasuar me vrimat e tjera të zeza.

    Sipas studiuesve, ajo çdo dy ditë gëlltit nga një diell, duke u zgjeruar pra pafund. Energjia që çliron përbëhet kryesisht nga dritë ultraviolet por edhe rreze X.

    Sipas Christian Wolf, ekspert i fushës, nëse kjo vrimë e zezë do të gjendej në qendër të Galaktikës tonë, do të ndriçonte aq shumë sa do të zhdukte nga shikimi ynë të gjithë yjet e tjerë.

    Kolosi kozmik është dalluar me një teleskop Sky Mapper prej 2.3 m sipas studiuesve, rritja e saj është 1% çdo 1 milionë vjet, është shumë e ndritshme saqë shkëlqen më shumë se një galaksi e tërë falë gazrave që thith vazhdimisht dhe që shkaktojnë nxehtësi të madhe.

    Vrima të zeza të kësaj natyre janë shumë të rralla dhe zbulimi i saj është konsiderohet si shumë i rëndësishëm.