Shkodranja: Më DHEMBl në shpirt ajo që më BËRl burri, numri 10-të fIet vetë

0
665

Një grua ka zbuluar se bashkëshorti e tradhëton me një zonjë 10 vite më të madhe në moshë se ajo. Historia e trishtë është kjo:

“Përshëndetja Shkodra. Duke lexuar historitë tuaja e kam kuptuar që nuk jam vetëm.

Por secili dhimbjen e tradhëtisë e vuan në forma të ndryshme, edhe pse për të gjithë është diçka e tmerrshme.

Problemi im lidhet me tradhtinë e bashkëshortit tim. Një tradhëti që kam zbuluar se ka ndodhur gjatë 3 viteve të fundit.

Por unë vetëm pak kohë më parë e kam marrë vesh. Ishte vetë dashnorja e burrit që më nisi një mesazh në telefon.

Ne jetojmë në Shkodër dhe gjërat merren vesh shpejt, ama për 3 vite nuk e kisha marrë dot vesh që burri ma dridhte.

Kemi tre fëmijë të vegjël bashkë. Ajo zonjë, 10 vite më e madhe se unë e vitet flasin vetë, ma tha troç se do t’ma marrë burrin, pasi mes tyre nuk ka vetëm marrëdhënie seksuale, por është dashuri e pastër.

E imagjinoni si më ra si bombë e gjithë kjo gjë që më lexuan sytë. E mora mbrapsht në telefon dhe nuk ma hapi. I shkova burrit te puna se nuk po duroja. Më gjuajti me shpullë e më tha që jam maniake. Në shtëpi e pranoi, por më fajësoi mua se merrem sipas tij vetëm me fëmijët. Jam në dilemë nuk di çfarë të bëj. Kam ditë që nuk flas me të…Fëmijët e kërkojnë…Ndihem tmerr keq…”, shkruan ajo.