/Shkoi të takonte ρrindërit, por u υodhi ρaratë. Babai kallëzon në Polici vajzën e tij 22-vjeçare(Detaje)

Shkoi të takonte ρrindërit, por u υodhi ρaratë. Babai kallëzon në Polici vajzën e tij 22-vjeçare(Detaje)

Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se ka nisur hetimet në gjendje të lirë për një 22 vjeçare.

Kjo pas kallëzimit që ka marrë nga një shtetas, babai i të resë, i cili dyshon se vajza e tij i ka vjedhur para në banesën e tij në Mallakastër.

Burimet thanë se vajza e re jetonte në Tiranë, por shkonte herë pas here për të takuar familjen e saj në Mallakastër.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e babait të saj, në Mallakastër.