Shkon ne hotel me te dashuren e re,gjendet i vdekur gjyshi 70 vjecar

    0
    283

    Një 70 vjeçar nuk doli i gjallë nga një hotel e Prishtinës dhe ky duket të mos jetë një rast i zakontë.

    Kjo pasi edhe policia dyshon se vdekja e tij nuk ka ardhur për shkaqe natyrale.

    Detajet për rastin mbetet të zbardhen kur të merret në pyetje gruaja e cila ishte me të, por që për momentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

    Njoftimi i policisë:

    Me datën 24.04.2018 rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë për një person te alivanosur ne rr. Xhamajli Berisha.Policia ka dale në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipet e ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete.Viktima është mashkull rreth 70 vjeç.

    Policia nuk ka thënë detaje tjera në lidhje me rastin, pasi hetimet janë në fazën fillestare. Rasti po klasifikohet si “vdekje e dyshimtë”.

    Dyshohet se i ndjeri, i cili ka frekuentuar rregullisht të njëjtin vend, me të njëjtën grua, ka përdorur hapa stimulues.