Shkon për të kontrolluar impiantin vaditës, ajo çka gjen në të habit banorin.

0
314

Vaditja e bimësisë në Fushë Studën kryhet me impiantë vaditës të cilët funizohen me ujë nga Liqeni i Fushë Studnës, i cili mbulon me ujë tre fshatra.

Natën e mbrëmshme një banor i Fushë Studnës teksa shkonte për të kontrolluar impiantin vaditës, ajo se çka e kishte bllokuar atë e ka habitur.

“Përshëndetje Fushë Studën, mbrëmë shkova të kontrolloj impiantin vaditës sepse ishte bllokuar, dhe kur e hap, gjej në të një gjarpër i cili ishte palosur në dysh, dhe nuk lejonte ujin të dalë” shprehet banori.

Gjarpri ishte futur nëpërmjet tubit të ujit, e më pas ka mbërritur tek koka e sprucatorit duke e bllokuar atë.

Fushë Studna dhe zona përreth njihen për biodiversitetin e pasur, çka e bën këtë qendër të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë akoma më të veçantë.