Lajme

Shkrίhet LSI-ja, shqiptarët shkallmοjnë referendumin e Ilir Metës kυndër Yuri Kim, merr fund bαnda më fαmëkeqe e kοrrupsionit në Ballkan

Mëngjesi i sotëm nxori në dritë edhe verdiktin e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit. Shqiptarët kanë vendosur të shkrijnë dhe t’i japin fund me votë Lëvizjes Socialiste për Integrim, bandës më famëkeqe të hajdutëve dhe plaçkitësve në Ballkan, me në krye Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Teksa po numërohet gjysma e fletëve të votimit, partia e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, në disa zona ka dalë forcë e katërt, pas partisë së Tom Doshit, i cili njoftoi sot dorëheqjen pasi ka mësuar përmbajtjen e dosjes që amerikanët i kanë dorëzuar kryeprokurorit Olsian Çela dhe SPAK-ut.

Sipas projeksioneve, LSI merr vetëm 4-6 mandate nga 19 mandate që mori në zgjedhjet parlamentare të 2017. Me këtë numër mandatesh, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk mund të hyjnë më në pazare për pushtet as me Lulzim Bashën, që është humbës i këtyre zgjedhjeve, por as me Edi Ramën.

Në gjysmën e qarqeve LSI-ja për herë të parë nuk merr asnjë mandat. Mesazhi është i qartë: Shqiptarët kanë vendosur t’i rezervojë fundin politik jo vetëm bandës më famëkeqe të korrupsionit në Ballkan, që merrte mandate me vota të blera, për të hyrë në pazare më pas me PD ose me PS, por pikësëpari shqiptarët vendosën në 25 prill të shkallmonin referendumin e shpallur nga Ilir Meta kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadores amerikane në Tiranës, Yuri Kim.

Dy ditë para zgjedhjeve, Ilir Meta, referendumin e shpallur për rrëzimin e Edi Ramës, e ktheu në një referendum kundër SHBA dhe ambasadores Yuri Kim, pas një konflikti të gjatë për shkak të angazhimit të SHBA për hartimin, miratimin dhe zbatimin e reformës në Drejtësi, reformës të cilën Ilir Meta dhe Sali Berisha e shohin si fundin e tyre politik.

Duke e shpallur 25 prillin një referendum kundër SHBA dhe Yuri Kim, Ilir Meta tha se “po të jetë se kemi frikë nga Amerika se ka aeroplanmbajtëse dhe raketa, ka edhe Rusia, duhet të kemi frikë edhe nga Rusia, ka edhe ky, koreano-veriori, edhe ai ka, por ne e duam për demokracinë”.
Ky shpërthim i Metës kundër SHBA, aleatit kryesor strategjik të shqiptarëve, mendohet se ka thelluar disfatën e LSI-së në këto zgjedhje, parti e cila nga sot nuk është më faktor politik në Shqipëri.

Fushata e Ilir Metës kundër SHBA dhe reformës në Drejtësi, që çoi në shpërbërjen e bandës së tij, rezultoi fatale edhe për fatin e Lulzim Bashës.
Ilir Meta, me shfaqjet e tij të shpërfytyruara nëpër ekrane dhe me kërcënimet ndaj ambasadores amerikane, Yuri Kim, shihet nga demokratët si shkaktari kryesor i disfatës që sa vjen e po del më e qartë nga kutitë e votimit.

Po çfarë do në ndodhë më tej?

Nëse Ilir Meta do të mbajë fjalën dhe do japë dorëheqjen, ai do të zëvendësohet nga Gramoz Ruçi, i cili më pas do të mandatojë Edi Ramën për të formuar qeverinë e tij. Nëse Meta nuk jep dorëheqjen, Parlamenti aktual pritet të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për ta shkarkuar, pas sulmeve ndaj SHBA dhe Yuri Kim.
Nga ana tjetër, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Lulzim Bashën, nëse do të largohet apo do të vijojë drejtimin e opozitës. Fati i tij do të përcaktohet nga Sali Berisha./Pamfleti