syntax error, unexpected '<', expecting end of file

Shkųndet qeveria Rama/ Një ministër Iargohet në prag të zgjedhjeve

Në media po qarkullon një dokument ku shkruhet se Bledi Çuçi ia ka deleguar kompetencat e tij në Ministrinë e Brendshme Besfort Lamallarit.

Ministria e Brendshme do të drejtohet nga Lamallari për një periudhë kohore 25 mars-30 prill. Mësohet se ky urdhër ka të bëjë me fushatën zgjedhore, pasi Çuçi kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës.

Tashmë pritet që Lamallari bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.