Shoferin e autobusit e ze gjumi në timon, pasagjerët e filmojnë (VIDEO)

    0
    267

    Kujdes kur udhëtoni me autobus, pasi shoferët mund të jenë të pakujdesshëm me veprimet e tyre.

    Kështu ka ndodhur me një të tillë, teksa është filmuar duke fjetur teksa po drejtonte automjetin.

    Shoferi në Singapor shihet duke fjetur gjumë ndërsa autobusi ishte me pasagjerë, të cilët e kanë filmuar.

    Sipas zëdhënëses të SBS Transit, shoferi nuk po flinte gjumë por thjesht po bënte ushtrime për dhimbjen e qafës.

    “Shoferi vuan nga dhimbja e qafës, por kjo nuk i ndryshon aftësitë e tij në timon në asnjë mënyrë,”- tha Tammy Tan, duke shtuar se nëse ai do të kishte qenë duke fjetur gjumë, kompania do ta hiqte nga puna.

    Por pasagjerët pretendojnë të kundërtën.