Shoku i tij më i mirë ka nevoja të veçanta, 12-vjeçari e mban në shpinë për 6 vite rresht në shkollë

    0
    359

    Një nxënës me aftësi të kufizuara ka mundur të shkojë në shkollë çdo ditë falë mikut të tij më të ngushtë.

    Zhang Ze ka vështirësi në ecje, por nuk ka munguar asnjëherë në shkollë falë 12-vjeçarit Xu Bingyang, i cili prej 6 vitesh e mban në shpinë.

    Xu e mban çdo ditë në shpinë shokun e tij duke u kujdesur që ai të lëvizë nëpër klasë apo edhe të jetë i pranishëm në vende të ndryshme të shkollës.

    12-vjeçari nuk është ndalur kurrë së ndihmuar shokun e tij, si në diell ashtu edhe në shi.

    Djali me zemër të madhe është shprehur se ai e ndihmon mikun e tij me kënaqësi dhe se do të ndihmojë edhe njerëz të tjerë kur të rritet.

    Miqësia e bukur mes dy djemve nga provinca Sichuan u raportua më herët këtë muaj nga mediat kineze. JOQ Albania