Shoqërohen disa ρersona për sυΙmin në Top Channel, dγshohet se aυtorët ikën drejt Vlorës dhe hodhën një αrmë në ferra

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar pas mesnate në Top Channel, ku persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, duke lënë të vdekur rojen.

Burime për media bëjnë me dije se ka dyshime se autorët pas ngjarjes janë larguar drejt Vlorës. Gjithashtu mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Nga kamerat që po kontrollohen që në mëngjes, është parë një makinë teksa hedh dicka nga xhamat në një ferrë që dyshohet të jetë armë. Policia është duke kontrolluar zonën.

Foto nga kërkimet në Vlorë

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme një automjet tip “Range Rover”, u afrua në ambientet e Top Channel dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi duke lënë të vdekur rojen 60-vjeçar.

Pak orë më pas makina u gjet e djegur në Golem të Kavajës dhe brenda saj janë gjetur dhe dy kallashnikovë me të cilën u krye edhe ngjarja e rëndë.

Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe krerët e shtetit, të cilët e kanë quajtur një akt terrorist dhe kërkojnë nga autoritete që ngjarja të zbardhet me saktësi dhe shpejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *